Klina

Punuan jashtë orarit, mbyllen tri lokale në Klinë

Policia e Kosovës ka zbatuar një plan operativ në zonën e Klinës për kontrollimin e lokaleve.

Ky plan ka për qëllim mbajtjen e rendit dhe respektimin e orarit të punës nga ana e lokaleve.

Sipas një njoftimi Policisë e Rajonit të Pejës, së bashku me ata të Klinës, kanë verifikuar disa lokale dhe gjatë inspektimit janë kontrolluar të gjitha klubet e natës, disko-baret si dhe lokalet e tjera në këtë qytet.

Gjatë këtij plani janë identifikuar dhe mbyllur tri lokale të cilat ishin duke mos e respektuar orarin e punës, njëri lokal ishte në lagjen ‘Arbëria’, ndërsa dy lokale të tjera në fshatrat Volljakë dhe Poterqë.

Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme ndaj pronarëve të cilët kanë shkelur rregullat lidhur me mos respektimin e orarit zyrtar të paraparë.

Më këtë planë operativë do të vazhdohet në mbarë zonën e Pejës.