FOTO: KALLXO.com Nëntor 2020 Protestë, Ferizaj

Puntorët e kompanisë 'Pastërtia' protestojnë për mos rritje të rrogave dhe përjashtim të kolegëve nga puna

Puntorët e kompanisë së pastrimit “Pastërtia” në Ferizaj kanë protestuar në oborrin e kësaj kompanie për përjashtimin nga puna të dy punëtorëve dhe për mos rritje të pagave.

Sipas tyre kushtet e punës dhe pagat nuk kanë qenë në nivelin e duhur.

Kryeshefi i kompanisë “Pastërtia”, Dukagjin Hetemi, ka bërë të ditur se ditë me parë ka përjashtuar nga puna dy nga punëtorët, por të cilët nga sot i ka rikthyer në punë.

“Në mbledhjen e bordit iu kemi premtu se do të shqyrtojmë mundësinë e rritjes së pagave duke fillu nga marsi, prilli. Unë kam marr një vendim për me i suspendu dy punëtorë të cilët kanë qenë më të zëshëm dhe i kanë pengu të tjerët në punë, kjo sot është për shkak të suspendimit”, ka thënë Hetemi.

Me kërkesë të këtij të fundit, për vizitë në takim me puntorët ka qenë edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

“I kemi pas disa keqkuptime të vogla i kapërcyem. Këta e kanë ditë që kanë me iu rrit rrogat, sepse premtimet krejt i kanë pas”, ka thënë Aliu.

 

FOTO: KALLXO.COM
Kompania, ” Pastërtia”
Nëntor 2020
FOTO: KALLXO.com
Nëntor 2020
Protestë, Ferizaj