Punonjësit shëndetësor në grevë tetë orëshe

Të gjithë mantelbardhët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe në shtatë spitalet rajonale në vend nga ora 7:00 deri në orën 15:00 nuk do të ofrojnë asnjë shërbim për pacientët, duke përjashtuar rastet emergjente dhe pacientët të cilët janë të shtrirë në spitale.

Grevistët kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të miratohet me urgjencë Projektligji i pagave për sektorit publik dhe si dhe implementimi i Ligjit për paga në buxhetin 2022.

Në rast se kërkesat e tyre nuk përmbushën, kryetari i sindikatave të shëndetësisë, Blerim Syla thotë se do të vazhdojnë përsëri me grevë, “do të mbajmë grevë gjithë ditore çdo ditë, nëse nuk i përmbushin kërkesat tona deri të enjten e javës së ardhshme”, tha Syla për Kallxo.com.

Greva është organizuar nga Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës.


Para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë dje gjithashtu kanë protestuar punëtorët shëndetësor për mos përfshirje në shtesat të ndara nga Qeveria e Kosovës për mjekët dhe infermierët në nivel vendi.

Punëtorët shëndetësor protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë