Foto: Ilustrim

Punonjësi i Gjykatës së Prishtinës ndalohet pasi dyshohet se sulmoi një pjesëtar të personelit brenda institucionit

Një punonjës i Gjykatës Themelore në Prishtinë dyshohet se ka sulmuar një pjestar të personelit në këtë institucion.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Ata janë punonjës të Gjykatës Themelore të Prishtinës, rasti ka ndodhur gjatë ditës, rreth orës 15:00. Personi që dyshohet se ka sulmuar është në ndalim për 48 orë si i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar”, ka thënë Ulaj.

Sipas saj, ndaj të dyshuarit do merren masa procedurale ligjore.