Punimet për parkingun nëntokësor pritet të përfundojnë në fund të këtij viti

Punimet për parkingun nëntokësor te Fakulteti Filologjik në Prishtinë pritet të marrin fund brenda këtij viti.

Kështu kanë bërë të ditur për KALLXO.com kompania që po kryen punimet ‘Prishtina Center’ Sh.P.K., duke shtuar se nuk pritet të që të ketë shtyrje të punimeve.

“Procesi i punimeve në ndërtimin e parkingut nëntokësor te Fakulteti Folologjik është duke shkuar mirë. Punimet pritet të përfundojnë në fund të këtij viti dhe momentalisht nuk parashihet shtyrje e afatit të punimeve. Më tej, zona ku ndërtohet parkingu është e ndjeshme dhe mundohemi maksimalisht të komunikojmë pastër me trafikun dhe përditshmërinë në qytet (përfshirë lëvizjen e makinerive të rënda të punëkryesve të angazhuar)”, thuhet nga kompania.

Sipas kompanisë, pengesa më të mëdha kanë pasur gjatë fazës së gërmimeve, kryesisht në dislokim të linjave të kompanive si KEDS, Termokos, Posta, shërbime të rrjetit, ujësjellësit.

Gjithashtu, koha kur kanë nisur punimet në tetor 2020, sipas kompanisë, nuk ka qenë në favorin e tyre.

“Kemi pasur pengesa dhe vonesa gjatë fazës së parë të gërmimeve, kryesisht në dislokimin e linjave të mëparshme të kompanive publike e private si të atyre të Termokos (gypa), Postës (kabllo), Kujtesa (kabllo), KUR (gyp ujësjellësi) KEDS”, shton tutje kompania.

“Ky projekt është Partneritet Publiko-Privat dhe barrën 100% të investimit dhe të punëve shtesë e marrim ne (Parking Center) pra investon kompania koncesionare. Ka punë shtesë, por nuk pengojnë asesi ecurinë e punimeve dhe realizimin e projektit të parkingut. Poashtu prej kur kemi filluar punimet (vjeshta e vitit 2020) kushtet atmosferike kanë qenë në disfavorin tonë, por tani presim përmirësimin e kushteve atmosferike dhe rritjen e vëllimit të punës,” thuhet nga kompania ‘Parking Center’ për Kallxo.com

Parkingu nëntookësor tek Fakulteti Filologjik pritet të ketë 700 vend parkime dhe është investim prej 12-15 milionë euro.

Nisin punimet për parkingun nëntokësor në Prishtinë, Shpend Ahmeti flet për projektin