Kolona të gjata në rrugën Shtërpcë - Ferizaj

Punimet në rrugë, krijohen kolona disa orëshe në Shtërpcë - FOTO

Kolona të gjata janë krijuar në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, për shkak të punimeve që po zhvillohen në segmentin Gërlicë e Epërme-Shtërpcë.

Një qytetar ka dërguar fotografi në KALLXO.com nga rruga në drejtim të Shtërpcës, ku shihet kolonë e gjatë e automjeteve.

Sipas tij, qytetarët po detyrohen të presin më shumë se një orë që të qarkullojnë.

Në pamje shihet vetura e Policisë së Kosovës, të cilët kanë dal që të orientojnë vozitësit, pasi që sipas qytetarit të dy korsitë janë të bllokuara.

 

Shtërpcë – Kolona e automjeteve e krijuar nga punimet në rrugë

 

Shtërpcë – Kolona e automjeteve e krijuar nga punimet në rrugë

KALLXO.com kishte raportuar me 12 nëntor se është duke u punuar në asfaltimin e rrugës Ferizaj – Shtërpcë, përkatësisht segmentin e kësaj rruge Gërlicë e Epërme-Shtërpcë.

Ministria e Infrastrukturës paralajmëroi se punimet në fjalë do të përfundojnë gjatë ditës së enjte nëse nuk do të ketë reshje të shiut.

Sipas një komunikate të kësaj Ministrie asfaltimi i kësaj pjese të kësaj rruge ka një gjatësi prej 5 kilometrave.

MIT: Punimet në rrugën Gërlicë e Epërme – Shtërpcë përfundojnë të enjten

.