Ilustrim: Poqi elektrik

Punime të planifikuara për nesër, këto janë zonat ku do të ketë ndërprerje të rrymës

Për shkak të punimeve të planifikuara më herët për nesër në disa zona të Kosovës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

KEDS njofton se punime do të kryhen nesër vetëm në rajonin e Gjakovës dhe të Pejës.

Ky është orari dhe këto janë vendet që do të përballen me ndërprerje të rrymës gjatë kohës sa do të kryhen punimet:

Rajoni i Gjakovës

1.

TS 35/10 kV Malisheva do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Caralluka (Kodi: 82082001)  prej orës 11:00 – 12:00 dhe nga 14:30 – 15:30

Vendet: rr.603 Adem Jashari (një pjesë), rr.605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), rr.606 Pavarësia (1 konsumator), rr.610 Hisni Mazreku (1 konsumator), fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i transformatorit në TS Vërmica 1.

2.

TS 35/10 kV Malisheva: do të ndërprehet:

Dalja 10kV Bellanica (Kodi: 82082005) prej orës 12:30 deri në ora 13:30

Vendet: rr.605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), rr.608 Hamdi Berisha (1 konsumator), fshatrat: Balincë, Bardhë, Bellanicë, Javor, Lladroc, Lladroviç, Lubizhdë, Lluzhnic, Ngucat, Senik dhe Temeqinë.

Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit në TS Ngucat II.

Rajoni i Pejës

1.

TS 35/10kV Isniqi do të ndërprehet:

TS.10/04 kV Deçani (Kodi: 53057003005)  prej orës 10:00 deri 12:30

Vendet: TS Deçani.

Arsyeja: Balancimi i ngarkesave në këto dy nënstacione.

2.

TS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

TS.10/04 kV Carrabreg i epermë Dautaj (Kodi: 53000003014)  prej orës 10:30 deri 12:30

Vendet: Carrabreg i Epërm- Dautaj.

Arsyeja: Balancimi i ngarkesave ne keto dy nenstacione.

3.

TS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10kV Strellci (Kodi 53000004) nga ora 13:00 deri në 15:00

Vendet: Isniq, Lebushë, Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët.

Arsyeja: Ndërrimi i transformatorëve të mbingarkuar.