Ilustrim: Poqi elektrik

Punime të planifikuara nga KEDS, nesër ndërprerje të energjisë ndërmjet 9 e 12 orë

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike, KEDS, njofton se për nesër janë planifikuar punime në disa pjesë të Kosovës dhe si rezultat do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa lokalitete.

SIpas njoftimit, koha më e gjatë e ndërprerjes do të jetë ndërmjet 9 e 12 orë.

Për nesër janë paraparë punime vetëm në rajonin e Prishtinës dhe atë të Ferizajt:

Ky  është orari:

Rajoni i Prishtinës

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Data e punimit: 23-11-2020

1.

Nga TS 35/10kV Drenasi do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Vasileva (Kodi: 16021006)  prej orës 10:00  deri në ora 14:00

Vendet: Pokleku, Vasileva, Sefë Hasi-Ferma e lopëve dhe Rexhep Cërrvadiku.

Arsyeja: Zëvendësimi i shtyllave të drurit me shtylla të reja të betonit, tërheqja e përçuesve në Poklek.

Punime në projekte investive

Data e punimit: 23-11-2020

1.

Nga  TS 35/10 kV Parku i Biznesitdo të ndërprehet:

TS 10/04 kV Komoran te shkolla (kodi: 16023007101) prej orës  08:00-17:00

Vendet: Komoran te shkolla.

Arsyeja: Shkyçja e konsumatorëve nga rrjeti i vjetër dhe rikycja në rrjetin e ri nëntokësor.

2.

Nga TS 35/10kV Drenasi do të ndërprehet:

TS 10/04 kV Deponia e mbeturinava (kodi: 16100002266) prej orës 09:00-16:00

Vendet: Deponia e mbeturinave.

Arsyeja: Ngritjen e shtyllave  nën tension.

Rajoni i Ferizajt

Punime në projekte investive

Data e punimit: 23-11-2020

1.

Nga  NS 35/10 kV Ferizaj IV do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Fshatrat (kodi: 40000002 ) prej ores  10:00-17:00

Vendet: Fshati i Vjeter, Dardania, Sojeva, Mirosala, Bibaj dhe Zllatari.

Arsyej : Ngritja e shtyllave  nën tension në projektet e CAPEX 2019.

2.

Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

TS 10/04 kV TS Shën Jeronimi (kodi: 40000003201) prej orës 09:00-21:00

TS 10/04 kV TS f&a Inxhinjeringu, ndërtesa, rr. TIRANA (kodi: 40000003206) prej orës 09:00-21:00

Vendet: rr. Tirana dhe Shën Jeronimi.

Arsyeja: Energjizimi i kabllove të reja.