Ilustrim: Poqi elektrik

Punime të planifikuara, nesër do të ketë ndërprerje të energjisë në këto lokalitete të vendit

Kompania për distribuimin e energjisë, KEDS, ka njoftuar se për shkak të punimeve të planifikuara në kuadër të projekteve investuese por edhe për sigurinë e sistemit nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa lokalitete të Kosovës.

Ky është plani sipas rajoneve të vendit:

Rajoni i Prishtinës

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Data e punimit: 10-11-2020

1.

Në NS 35/10 kV Drenas do të ndërprehet:

Dalja 10kV Vasileva (Kodi :16100006) nga ora 10:00 – 14:00

Vendet: Pokleku, Vasileva, Sefë Hasi-Ferma e lopëve dhe Rexhep Cërrvadiku.

Arsyeja: Zëvendësimi i shtyllave të drurit me shtylla të reja të betonit, tërheqja e përçuesve në Poklek.

Punime në projekte investive

Data e punimit: 10-11-2020

1.

Në NS 110/10kV Prishtina 5  do të ndërprehet:

NS 10/0.4 kV Bërnica e Epërme 1 (kodi: 13000001004) prej orës  11:00  deri në ora 15:00

Vendet: Bërnica e Epërme 1.

Arsyeja: Punime  në rrjetin e tensionit të ulët.

Rajoni i Pejës

Punime në projekte investive

Data e punimit: 10-11-2020

1.

Nga  TS 110/35/10kV Peja 1 do të ndërprehet:

NS 35/10kV Gurakoci (kodi 500520) – dhe pa tension dhe pa tension do te mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 10:00  deri në ora 16:00.

Vendet: fshatrat: Dobrushë, Gurakoc (një pjesë), Istog (një pjesë), Kashicë, Llukavc, Llukavc i Begut, Lubovë, Prekallë, Prigodë, Ruhot dhe Saradran, Gurakoc, Bllagaq, Dobrushë (një pjesë), Drejë, Zhabllaq (një pjesë), Gurakoc (një pjesë), Koshë (një pjesë), Oprashkë, Osojanë, Prekallë (një pjesë), Shalinovicë, Trubohovc, Tuqep, Zabllaq dhe Zallq, Baicë, Banjë, Cerrollukë, Dobrushë, Dubravë (një pjesë), Kaliqan, Lubovë, Orrobërd dhe Tomoc.

Vërejtje! Dalja ka BRRE – Onix Solar – kodi: 50052006045

Arsyeja: Instalimi i SCADA-së, faza e tretë.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Data e punimit: 10-11-2020

1.

Në NS 35/10 kV Peja 1 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Instituti II (Kodi: 50000001) nga ora 12:00 – 15:00

Vendet: rrugët: Ahmet Shala (një pjesë), Ardian Kelmendi (një pjesë), Ardian Krasniqi, Beteja e Junikut (një pjesë), Bike Aliu (një pjesë), Brigada 133 (një pjesë), Demostratat e vitit 1981, Elez Geci, Fetah Selca (një pjesë), Françesko Gjyzepe Bider, Hysen Bajri (një pjesë), Hysni Komoni, Muharrem Mitrovica (një pjesë), Myrtë Zeneli, Ploja e Rugovës, Qerim Begu, Salih Çeku, Sami Frashëri, Tefik Çanga (një pjesë), TMK-së (një pjesë), Tranziti (një pjesë), Viktimat e Pejës si dhe një pjesë e fshatrave Bellopojë dhe Raushiq.

Arsyeja: Ndërrimi i trafove 10/20kV.

Rajoni i Prizrenit

Punime nga palët e treta

Data e punimit: 10-11-2020

1.

TS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Liria  (Kodi 30000005) nga ora 10:00 deri në 14:00

Vendet: Rrugët: 115 Joni, 438 Tirana dhe 5 De Rada (një pjesë).

Arsyeja: Energjizimi i sistemit hyrje-dalje.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Data e punimit: 10-11-2020

1.

Në NS 35/10kV Pirana do të ndërprehet:

Dalja 10kV Hasi 2 (Kodi: 30034003) prej orës 10:00-14:00

Vendet: fshatrat: Bregu i Drinit, Dedaj, Kabash i Hasit, Krajk (një pjesë), Kushnini, Lubizhda e Hasit, Lukinaj (një pjesë) dhe Romajë.

Arsyeja: Ndërrimi i isolatorëve, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrami i trasesë.

2.

Në  NS 35/10kV Dragashi do të ndërprehet:

Dalja 10kV Rapqa (Kodi: 30036009)  prej orës 09:00 – 12:00 dhe 13:00-16:00

Vendet: Rapça e Ulët, Rapça e Epërme, Fabrika Meka, Brezne, Krsteci ult, Krsteci nalt, Rrenci, Ferma  TS- Berham Jonuzi, TS- Qendra Petroll, Buqe, Pllavë, TS-Ujësjellësi Brezne.

Arsyeja: Pastrimi i trasesë nga vegjetacioni.

Rajoni i Mitrovicës

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Data e punimit: 10-11-2020

1.

Në NS 110/10kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Stacioni Hekurudhor (Kodi: 73000004) prej orës 10:00-14:00

Vendet: fshatrat: Akrashticë, Ashlan, Balincë, Beqiq, Bruznik, Bukosh, Dolak, Dubovc, Galicë, Hercegov, Liqej, Lugmir, Mikushnicë (një pjesë), Novolan  (një pjesë), Okrashticë, Oshlan, Pantinë, Shtitaricë, Shtruher, Stacioni Hekurudhor dhe Taraxha (një pjesë).

Arsyeja: Bartja e rrjetit 10kV në shtyllën e re, tërheqja e përçuesve të lakuar.

Rajoni i Gjilanit

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Data e punimit: 10-11-2020

1.

Në NS 110/10kV Kamenica do të ndërprehet:

Dalja 10kV Strezovci (Kodi: 62000005) prej orës 10:00-14:00

Vendet: Rrugët: Asim Jusufi (një pjesë), Avdi Xhaçku, Besnik Maroca, Dëshmorët e Kombit, Kadri Zeka, Nikolla Teslla, Musli Ymeri (një pjesë), Wurdo Wilson (një pjesë), Vëllezërit Krivaqa (një pjesë); fshatrat: Bolec, Bushincë, Buxhenicë (një pjesë), Carevc (një pjesë), Gragjenik (një pjesë),  Hajnoc, Kamenicë, Kremenatë (një pjesë), Krilevë, Malësia dhe Lagjëja e Malësisë (një pjesë), Meshinë (një pjesë), Moçar, Strezoc dhe Tirinicë (një pjesë).

Arsyeja: Ndërrimi i shtyllave  10 kV.