Ilustrim: Poqi elektrik

Punime të planifikuara në rrjetin energjetik, KEDS njofton në cilat lokalitete do të ndalet rryma nesër

Për shkak të punimeve të planifikuara në rrjet, KEDS njofton se nesër në disa lokacione do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit, punime do të zhvillohen vetëm në rajonin e Ferizajt dhe ky është orari i punimeve dhe i ndërprerjes së energjisë:

1.

TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Vëllezërit Gërvalla  (kodi: 40000004) prej orës 09:00 deri në ora 10:00

Vendet: Vëllezërit Gërvalla, Magjistralja Prishtinë-Shkup (pjesa prej urës deri te HIB Petroli), 28 Nëntori, Astrit Bytyqi, Haki Braha, Emin Duraku (një pjese), rruga e Talinovcit dhe Lagjja e Re.

Arsyeja: Krijimi i kushteve pa tension, ndarja e urave të tensionit të mesëm.

2.

TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

1. 10/04 kV TS-Rinas trade Afrim Bucaliu (kodi: 40000004225) prej orës 09:00 deri në ora 21:00

Vendet: TS-Rinas trade Afrim Bucaliu.

1. 10/04 kV TS Lagje e Re IV (kodi: 40000004224) prej orës 09:00 deri në ora 21:00

Vendet: TS Lagjja e Re IV.

Arsyeja: Ndërrimi i kthinave dhe energjizimi i kabllove të reja.