Foto: KALLXO.com

Punime të planifikuara në rrjet, vendet ku nesër do të ketë ndërprerje të rrymës

Kompania për distribuimin e energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka paraparë që nesër të zhvillojë punime në rrjetin elektrik në kuadër të projekteve investive.

Si rezultat, disa lokacione të Kosovës do të përballen me ndërprerje të rrymës.

Ky është orari i punimeve dhe i ndërprerjes së rrymës sipas rajoneve të vendit:

Rajoni i Gjakovës

1.

NS 35/10kV Gjakova 1 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Dobroshi (kodi: 80080007) prej orës 11:00 – 12:30

Vendet: fshatrat: Batushë, Berjah, Brovina, Dobrosh, Hereç, Koshare, Molliq, Nivokaz, Osek Hilë, Pacaj, Skivjan dhe Stubëll; rrugët: Dedë Gjon Luli, Lekë Dukagjini (një pjesë), Pashko Vasa (një pjesë), Mithat Frashëri (1 konsumator) dhe Nënë Tereza (1 konsumator).

Arsyeja: Montim demontim i shtyllave të tensionit të mesëm në degëzimin për Koshare.

Rajoni i Mitrovicës

1.

NS 35/10kV Shupkovc do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Kqiqi (kodi: 700000102) prej orës 10:00 – 14:00

Vendet: fshatrat: Cërnusha (një pjesë), Shupkovcë, Kçiq, Kçiq i Madh, Kçiq i Vogël, Rekë (një pjesë), Shupkovcë, Smrekovicë dhe Zasellë.

Arsyeja: Vendosja e shtyllës 10kV dhe demontimi i disa shtyllave të drurit në Kqiq te lagjja Pllana.

Rajoni i Prishtinës

1.

NS 110/10kV Prishtina 2 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Nr.3 Gustav Majer  (kodi: 11000021) prej orës 10:00 – 14:00

Vendet: Gustav Majer 2, Gustav Majer 3, Gustav Majer 4, Gustav Majer 6, Gustav Majer 7, Gustav Majer 8 dhe Gustav Majer.

Arsyeja: Testimi i trafove dhe kthinave.

Rajoni i Ferizajt

1.

TS 35/10kV Ferizaj III do të  ndërprehet Stabilimenti te Kisha Katolike II.

Trafostacionet që do të mbesin pa tension:

TS 10/0.4kV TS Ndërtesa (Kodi: 40042001223) prej orës 09:00-21:00

TS 10/0.4kV TS Sejda (Kodi: 40042001002) prej orës 09:00-21:00

TS 10/0.4kV TS Rubin-Invest te Sejda (Kodi: 40042001184) prej orës 09:00-21:00

TS 10/04 kV TS Bardhi (kodi: 40042001230) prej orës 09:00 -21:00 .

Vendet: Ndërtesa, Sejda, Rubin invest dhe TS Bardhi.

Arsyeja: Energjizimi e kabllove të reja.