Foto: KALLXO.com

Punime të domosdoshme nga KEDS, vendet ku nesër do të ketë ndërprerje të rrymës

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit nesër në disa lokalitete të vendit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Ky është orari sipas rajoneve të vendit:

Rajoni i Prishtinës

1.

NS 110/10kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

NS 10/0.4 kV Matiçani 2 (kodi: 19000041005) prej orës 10:30 – 15:00

Vendet: Rr. Muharrem Fejza dhe rr. Arif Rama.

Arsyeja: Punime në Projektin Instalimi i daljes së re të tensionit të ulët TS Matiçani 2.

2.

TS 35/10kV Fushë- Kosova II  do të ndërprehet:

Dalja 10KV Miradi e Epërme (Kodi: 15018019) prej orës 10:30 deri në ora 14:30.

Vendet: Miradi e Epërme.

Arsyeja: Punime ne projektin Instalimi i TS-it të Ri në NS Miradi e Epërme.

Rajoni i Pejës

1.

TS 110/10kV Klina do të ndërprehet:

Degëzimi 10kV (Kodi 52000002025, 026, 027, 028, 029, 030, 021, 022, 035.) nga ora 11:00 deri në ora 14:00

Vendet: fshati Zllakuqan.

Arsyeja: Ndërrimi i shtyllës së tensionit të mesëm në Zllakuqan te Kisha katolike.

2.

Nga TS 35/10kV Klina do të ndërprehet:

LP 10kV Klina III (kodi: 52056001) prej 10:30 deri në ora 12:30

Vendet: Lagjja Somoni, rr. Jusuf Gërvalla, Sheshi Nëna Tëreze, Sheshi Faruk Elezi, rr. Drini i Bardhë, Qendra e regjistrimit civil, rr. Abedin Rexha. rr. Elena Gjika, Motel Nora, rr.e Gjimnazit, Spitali Nëna Tëreze, Shkollat e mesme “Luigj Gurakuqi” dhe “Fehmi Agani”, Lagjja Perlina dhe Lagjja Haxhaj.

Arsyeja: Tërheqje e grupit matës kontrollues nga TS Klinë.

3.

TS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10kV Lumbardhi (Kodi 53000005) nga ora 12:00 deri në ora 14:00

Vendet: Lluka e Epërme, Lluke Gecaj, Pozhari, Gllogjan, Shaptej, Lumbardh, Irzniq, Ratishë, Gramaqel dhe  Maznik.

Arsyeja: Përgatitja e  energjizimit të SSh në Irzniq.

Rajoni I Prizrenit

1.

TS  35/10kV Pirana do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Hasi 2 (Kodi: 30034003)  prej orës 10:00 deri në ora 12:00

Vendet: Lubizhda, Bregdrini, Lukia, Romaj, Kuzhnini, Dedaj, Kabashi dhe Rizam Holding.

Arsyeja: Ndërrimi i shtyllës së thyer në fshatin Kushnin.