Ilustrim: Poqi elektrik

Punime të domosdoshme në sistem, vendet ku nesër do të ketë ndërprerje të rrymës

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se për nesër ka planifikuar punime të cilat janë të domosdoshme për siguri të sistemit.

Për këtë arsye do të ketë edh endërprerje të energjisë elektrike në zonat ku do të ketë punime.

Ky është orari i punimeve dhe i ndërprerjes së energjisë sipas rajoneve:

Rajoni i Prishtinës

1.

TS 110/10(20)kV Prishtina 2 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Nr.6 Ibrahim Banushi (Kodi: 11000001) prej orës 11:00 – 11:10 si dhe nga ora 15:00 – 15:10

Vendet: rr.Ibrahim Banushi, rr.Elena Gjik dhe Shtëpia e Pleqëve.

TS.10/04 kV Ibrahim Banushi 1 (Kodi: 11000001001)  prej orës 11:00  deri në ora 15:10

Vendet: rr. Bajram Kelmendi.

Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar.

Rajoni i Pejës

1.

NS 110/10kV Klina do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Klina II  (Kodi: 52000004)  prej orës 10:00 deri në ora 12:00

Vendet: Pompa e benzines Xemajl Myrtaj,  Zajmi, Videja, Polca, Deiqi, Grabonica, Dollova , Drenovci, Poterq i Epërm, Poterq i Ulët, Dugujeva, Bokshiqi, Fabrika e bllokave “Boksh- Kosova” Bokshiq, Jagoda, Krushevë e Madhe, lagjet Palushaj dhe Dodaj, Budisalci, Rudica, Stupë, Trestenik dhe Lutogllavë.

Arsyeja: Dislokimi i linjës 10 kV.