Foto: KALLXO.com

Punime të domosdoshme në sistem, vendet ku nesër do të ketë ndërprerje të rrymës

Për nesër, kompania për distribuimin e energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka paraparë të zhvillojë punime që janë të domosdoshme për siguri të sistemit.

Për këtë arsye në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve të vendit:

Rajoni i Prishtinës

1.

Nga NS 110/10kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

NS 10/0.4 kV Matiçani 2 (kodi: 19000041005) prej orës 10:30 – 15:00

Vendet: Rr. Muharrem Fejza dhe rr. Arif Rama.

Arsyeja: Punime ne Projektin Instalimi i daljes se re të tensionit të ulët-TS Matiçani 2.

2.

Nga NS 110/10kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

NS 10/0.4 kV Hajvali-Shkolla (kodi: 190000400002) prej orës 10:30 – 15:00

Vendet: Hajvali te shkolla.

Arsyeja: Punime ne Projektin  FFK në Hajvali – NS. 10(20)/0.4 kV.

Rajoni i Ferizajt

1.

Në NS 110/6 kV Hani I Elezit do të ndërprehet:

Dalja 6 kV  Paldenica (Kodi: 42000004) nga ora 10:30  deri në ora  14:00

Vendet: Paldenica, Dermjaku, Dimca dhe Gjurgjedelli.

Arsyeja: Instalimi i ndarësit të linjës, i tokëzimit dhe ndërprerësit kufizues.

Rajoni i Pejës

1.

Në NS 110/10 kV Klina do të ndërprehet:

NS 10/0.4 kV  TS Pompat e ujit   (Kodi: 52000101004) nga ora 09:00  deri në ora  11:00

Vendet: Pompat e Ujit.

Arsyeja: Bartje të rrjetit  0.4 (kV) në shtyllë të re.