Foto: KALLXO.com

Punime të domosdoshme në sistem, KEDS tregon ku do të ndalet nesër rryma

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit energjetik nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në disa lokalitete.

Sipas KEDS-it punime do të zhvillohen vetëm në rajonin e Prishtinës sipas orarit të mëposhtëm:

1.

Në NS 35/10 kV Fushë- Kosova II  do të ndërprehet:

Dalja 10kV Miradi e Epërme   (Kodi: 15018019) prej orës 11:00 deri në ora  14:30

Vendet: Miradi e Epërme.

Arsyeja: Instalimi i trafostacionit të ri në NS Miradi e Epërme.

2.

Nga NS 110/10kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

TS 10/0.4 kV Matiçani 2 (kodi: 19000041005) prej orës 10:30 – 15:00

Vendet: rr. Muharrem Fejza dhe rr. Arif Rama.

Arsyeja: Punime në rrjetin e e tensionit të ulët.

3.

Nga NS 110/10kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

TS 10/0.4 kV Hajvali-Shkolla (kodi: 190000400002) prej orës 10:30 – 15:00

Vendet: Hajvali te shkolla.

Arsyeja: Punime në Projektin  FFK ne Hajvali – NS. 10(20)/0.4 kV.