Foto: KALLXO.com

Punime të domosdoshme në rrjet, vendet ku nesër do të ketë ndërprerje të rrymës

Kompania për distribuimin e energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit energjetik në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Sipas KEDS, nesër punime janë paraparë vetëm në rajonin e Gjilanit dhe të Prishtinës.

Ky është orari i punimeve dhe i ndërprerjes së energjisë elektrike:

Rajoni i Gjilanit

1.

Në NS 35/10 kV Artana  do të ndërprehet:

Dalja 10kV Slivovë  (Kodi: 60024003) prej orës 11:00 – 13:00

Vendet: fshatrat: Artanë-Llabjan (një pjesë), Artanë (një pjesë), Bostan, Brus (një pjesë), Dragoc, Kukavicë, Gelmivad (një pjesë), Izvor, Koznicë, Llabjan, Llajshevc, Manishnicë, Parallovë (një pjesë), Prekovc, Vlasali dhe Zebincë.

Arsyeja: Ndërrimi i ndërprerësit.

Rajoni i Prishtinës

1.

NS 110/10kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

NS 10/0.4 kV Matiçani 2 (kodi: 19000041005) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: rr. Muharrem Fejza dhe rr. Arif Rama.

Arsyeja: Punime në rrjetin e tensionit të ulët.