Foto: KALLXO.com

Punime në sistemin energjetik, këto janë vendet ku nesër do të ketë ndërprerje të rrymës

KEDS ka njoftuar se për shkak të punimeve që do të kryhen për siguri të sistemit energjetik nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në disa lokalitete të vendit.

Ky është orari sipas rajoneve të vendit :

Rajoni i Ferizajt

1.

Në NS 110/6kV Hani I Elezit do të ndërprehet:

Dalja 6 kV Kolonia (kodi: 42000001) prej orës 10:30 deri 14:00

Vendet: Qyteza Hani i Elezit, Shkolla fillore, Shkolla e mesme, Hekurudha, Banesa Jahush Kuka.

Arsyeja: Instalimi i ndarësit të linjës, tokëzimit dhe ndërprerësit kufizues.

2.

Në NS 35/10kV Shtime  do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Koshare (Kodi:41046005) nga ora 09:30 deri 12:30

Vendet: Koshare.

Arsyeja: Punime sipas projektit Koshare ngritja e 4 shtyllave të tensionit të mesëm 12/1000 dhe bartja e rrjetit në shtylla të reja.

Rajoni i Prishtinës

1.

Nga NS 110/10kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

NS 10/0.4 kV Matiçani 2 (kodi: 19000041005) prej orës 10:30 deri 15:00

Vendet: rr. Muharrem Fejza dhe rr. Arif Rama.

Arsyeja: Punime në Projektin Instalimi i daljes së re të tensionit të ulët – TS Matiçani 2.

Rajoni i Pejës

1.

Në NS 110/10kV Klina do të ndërprehet:

Dalja 10kV Dresniku (Kodi: 52000007)  prej orës 09:00  deri në ora 11:00

Vendet: Dresniku, rr.Elena Gjika, Viva Fresh, rr. Qyteti Antik, rr. Sadik Rama, rr.Kongresi i Manastirit, Agim Hasanaj, Luan Haradinaj, lagjja Perlina, Marleku, Lagjja Haxhaj, Pompa e benzinës Bytyqi, Kontrollimi teknik Mati COM, Nora Market Zajm.

Arsyeja: Ndërrimi i shtyllës së tensionit të mesëm në lokacionin Dresnik.

Rajoni i Gjilanit

1.

Në NS 110/35/10 kV Vitia do te ndërprehet:

Dalja 10kV Vitia (kodi: 61067005) prej orës  12:30  deri në ora 13:30

Vendet: Viti (“Iliri”, Te shkolla e mesme, Te ura, Te Kasabanka, Te Shtëpia e Kulturës, Te Pasqyrja dhe te Kisha Katolike).

Arsyeja: Drejtimi i shtyllës 12/1000 në rrjet.