Punime në rrjetin energjetik, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 09.01.2025 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10[kV] Fushë- Kosova II do të ndërprehet:

LP 10kV Vragolia (kodi: 15018007) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Vragoli, Miradi e Ulët (një pjesë), Batusë, Henc, Lagjja 29  dhe Pompen FAM GAS.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri- rregullimi i hyrje dalje 10kV ne TS Kulla Vragoli.

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 35/10kV Fushë-Kosova II do të ndërprehet:

Dalja 10kV Miradi e Epërme (kodi: 15018019)  nga ora 09:30 deri 16:30

Vendet: Miradi e Epërme, Miradi e Ulët, Standart plinPeH, Al Trade, Interpres Kosova Sot, Petrol Oti Sllovenia, Ndriçimi publik për autostradë, As Partners dhe Imer Berisha Bylmeti.

Arsyeja: Projektet investive, përkatësisht në LOT 1 – Kablloviku, Miradi e Eperme dhe Vragoli.

Mitrovicë:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

TS 10[kV] Shupkovci

Nga dalja 10kV Sitnica do të ndërprehen këta trafostacione nga ora 09:00 deri 11:00:

1.NS 10/04kV TS Jugobanka me kod: 70000103006

Pa tension mbesin edhe:

2.NS 10/04kV TS Posta me kod: 70000103015

3.NS 10/04kV TS Ndërtesa e kaltër me kod: 70000103008

4.NS 10/04kV TS Ndërtesa e kaltër 2 me kod: 70000103005

5.NS 10/04kV TS Palestra Sportive Minatori me kod: 70000103012

6.NS 10/04kV TS Halla e Sportit me kod: 70000103009

Vendet: Banesa në afërsi të urës në sheshin mbretëresha Teutë – Halla e Sporteve, Lin Project, pjesërisht rrugët – Rexhep Mitrovica, Agim Hajrizi etj.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i bazave 10kV dhe vendosja e siguresave adekuate.