Punime në rrjet, KEDS tregon për vendet ku nesër do të ndalet rryma

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve të Kosovës:

PRISHTINË

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Parku i Biznesit do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Llapushnik (kodi 16023003) prej orës 11:00  deri ne ora 15:00

Vendet: Llapushnik, Orllat, Negroc, Vuqak, Xhurgjice, Shkolla LLapushnik, Kleqk e re .

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave.

2.

Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 3 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Arbëria 1 (kodi 12000008) prej orës 10:30  deri ne ora 11:30

Vendet: Arbëria 1 , Arbëria 4 , Arbëria 5 , Arbëria 8 , Ismet Krasniqi

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, shqyrtimi i mbrojtjes rele.

3.

Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 3 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Nr. 13 Drini i Bardh-Furra (kodi 12000007) prej orës 11:30  deri ne ora 12:30

Vendet: Drini i bardhe 1, Arta I/1, Shtefan Gjeqovi, Arta.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, shqyrtimi i mbrojtjes rele.

4.

Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 3 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Dalja Nr. 20 Arbëria 6 (kodi 12000013) prej orës 12:30  deri ne ora 13:30

Vendet: Drini i bardhe 1, Arta I/1, Shtefan Gjeqovi, Arta.

Arsyeja: Lagjja Arbëria një pjesë, Pandora  dhe Banesat e Novosellëve.

5.

Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 3 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Nr.21 Arbëria 5 (kodi 12000014) prej orës 13:30  deri ne ora 14:30

Vendet: Lagjja Arbëria (një pjesë).

Arsyeja: Lagjja Arbëria- një pjesë, Pandora dhe Banesat e Novosellëve.

6.

Nga TS 35/10kV Koliqi  do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Keqekolla Hjakobilla (kodi 14016004) prej orës 09:00  deri ne ora 16:00

Vendet: Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc dhe Mutivodë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 110/10kV Prishtina 6 do të ndërprehet:

Dalja.10kV Fakulteti Filozofik (Kodi: 19100004) prej orës 09:00-09:05 dhe nga ora 16:55-17:00

Vendet: Fakulteti Filozofik, rr.Sylejman Vokshi, Rektorati, Fakulteti Ekonomik, një pjesë e rr.Tringë Smajli.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

2.

Nga TS 110/10kV Prishtina 6 do të ndërprehen:

TS.10/04kV Sylejman Vokshi 1 (Kodi: 19100004087) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

TS.10/04kV Sylejman Vokshi 2 (Kodi: 19100004088) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

TS.10/04kV Sylejman Vokshi 3 (Kodi: 19100004089) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

TS.10/04kV Rektorati (Kodi: 19100004009) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

TS.10/04kV Fak Ekonomik 1 (Kodi: 19100004010) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

TS.10/04kV Fak Ekonomik 2 (Kodi: 19100004011) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: rr. Sylejman Vokshi, Rektorati dhe Fakulteti Ekonomik.

Arsyeja: Zëvendësimin e kthinave  e transformatorëve ekzistues me kthina  e transformatorë të rinj në Projektet Investive të KEDS-it LOT 24 PP – Feeder 5.

3.

Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 2 do të ndërprehet:

TS.10/04kV Diletacioni (Kodi: 11000007025) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: Një pjesë e rr.Tringë Smajli.

Arsyeja: Zëvendësimin e kthinave  e transformatorëve ekzistues me kthina  e transformatorë të rinj në Projektet Investive të KEDS-it LOT 24 PP – Feeder 5.

4.

Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 3 do të ndërprehet:

TS.10/04kV Edith Durham (Kodi: 12000003019) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: Një pjesë e rr.Sylejman Vokshi.

Arsyeja: Zëvendësimin e kthinave  e transformatorëve ekzistues me kthina  e transformatorë të rinj në Projektet Investive të KEDS-it LOT 24 PP – Feeder 5.

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 35/20kV Prishtina I do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Dalja Fushë-Kosovë nr.12 (kodi: 10012183) prej orës 09:00 deri në ora 13:00

Vendet: rr. Besa- besë, rr. Hamdi Graiqevci- një pjesë, qyteti -një pjesë dhe periferia.

Arsyeja: Demontimi i trafostacionit 10(20)kV/0.4kV, sipas zgjidhjes teknike.

PRIZREN

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Sharri (Dragash) do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Bellobrodi (kodi 30036008) prej orës 11:00  deri ne ora 15:00

Vendet: Bellobradi, Brruti, Kapre, Kosavë, Pllajnik, Shajne, Xërxe e Sharrit, Zgatar, Zym i Sharrit, Afariste: ILVA” Buqe, Restoran Dasma Zym, TS-IPKO dhe Vala .

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, revizion në LP 10kV, ndërrimi/përforcim i shtyllave të dëmtuara.

PEJË

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Gurrakoci do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Onix (kodi 50052006) prej orës 11:00  deri ne ora 13:00

Vendet: Fshatrat: Baicë, Banjë, Cerrollukë, Dobrushë, Dubravë (një pjesë), Kaliqan, Lubovë, Orrobërd dhe Tomoc  si dhe Brre-Onix-Solar

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndërrimi i shtyllave të thyera.

2.

Nga TS 35/10kV Klina do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Zajmi (kodi 52000104) prej orës 11:00  deri ne ora 14:00

Vendet: Videjë, Polc, Zajm, Drenoc, Pjetërq, Dugajevë, Bokshiq, Grabanicë, Dollovë, Qeskovë, Kpuz, Volljakd dhe  Sferkë

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndërrim i 2 shtyllave të tensionit të mesëm- Poterq i Epërm- Grabonicë te varrezat.

FERIZAJ

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 KV Shtime do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Rashinca (kodi 41046001) prej orës 10:00  deri ne ora 14:00

Vendet: Davidovci, Rashinca Muzeqina, Vojnovci dhe Gjergja.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, vendosja e ndarësit linjor 10kV.

2.

Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Betoni (kodi 40041002) prej orës 10:00  deri ne ora 16:00

Vendet: rr.”Prizrenit”, Saraishta, Lloshkobare, Llojza, Kosinë, Slivova, Dremjak dhe bizniset private.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, lidhja dhe përforcimi i përçuesve të dëmtuar.

MITROVICË

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Stac. Hekurudhor (kodi 73000004) prej orës 10:00  deri në ora 14:00

Vendet: Shtitarica, Dalaku, Akrashticë, Pantinë, Bukosh, Taraxhë, Liqej, Balinc, Oshlan, Duboc, Galice, Beçiq, Brusnik.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, vendosja  e ndërprerësit  në TS Shkolla  në Oshlan  dhe  shtrëngimi i përçuesve  në Bukosh.

GJAKOVË

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Xërxa do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Denji (kodi 82081007) prej orës 11:00  deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Çifllak, Denjë, Dobidol, Guri Kuq, Kaznik, Kramovik, Polluzhë, Rakovinë, Ratkoc (një pjesë).

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar në TS – Kramoviku II.

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 35/10 kV Malisheva do të ndërprehet:

Dalja.10kV Kijeva (Kodi: 82082007) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: fshatrat: Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçicë, Polluzhë dhe Stapanicë.

Arsyeja: Ndërrimi i ndarësve, izolatorëve, shkarkueseve të mbitensionit dhe transformatorëve.

GJILAN

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Kllokot do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Kllokoti (kodi 61065004) prej orës 11:00  deri ne ora 13:30

Vendet: Kllokot, Radivojcë, Budrikë, Remnik dhe Xhylekarë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndërrimi i transformatorit në fshatin Radivojcë.