Ilustrim: Poqi elektrik

Punime në rrjet, KEDS tregon në cilat lokalitete nesër do të ketë ndërprerje të rrymës

Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në disa lokalitete të vendit.

Ky është orari sipas rajoneve të Kosovës:

Rajoni i Prishtinës

1.

Nga NS 110/10kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

TS 10/0.4 kV Matiçani 2 (kodi: 19000041005) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: rr. Muharrem Fejza dhe rr. Arif Rama.

Arsyeja: Punime në rrjetin e tensionit të ulët.

Rajoni i Gjilanit

1.

TS 110/35/10 kV Vitia do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Stublla (kodi: 61067001) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

Vendet: Stublla, Vërbovci, Gërnçari, Podgorci, gurthyesi-MISINI, gurthyesi-Bentakosi i Ri, gurthyesi-Mogillte, fabrika – Ujësjellësit dhe Godeni.

Arsyeja: Ndërrimi i konzollës në shtyllë të tensionit të mesëm 12/1000-1.

Rajoni i Mitrovicës

1.

TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:

  1. 10/04 kV Gumnisht-2 (Kodi 73000009025) nga ora 09:00 deri në ora 18:00

Vendet: TS Gumnisht -2.

Arsyeja: Zhvendosja e rrjetit 0.4kV dhe 20kV sipas zgjidhjes teknike.