Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Gjakovë

 1.

Nga NS 110/10(20)kV Gjakova 2  do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Ura e Terzive  (Kodi: 81000004) nga ora 11:00 – 15:00.

Vendet: fshatrat: Damjan (një pjesë), Fshaj, Kushavec, Muhader, Pnish, Rogovë, Smaq dhe Ujëz.

Arsyeja:  Energjizimi i TS 04kV në fshatit Smaq  ku është duke u implementuar projekti (ekipi i mirëmbajtjes).

2.

Nga TS 35/10 [kV] Malisheva do të ndërprehet:

LP 10[kV]  Kijeva (kodi: 82082007) prej orës 11:00 deri ne ora 15:00

Vendet: Fshatrat: Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçic, Polluzhë, Stapanicë.

Arsyeja: Ndërrimi i trafos së mbingarkuar në Kijevë 82082007010 me atë në Smaq (Gjon Noshi).

Prishtinë

1.

Nga NS 35/10  kV Batllava do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Orllani  (kodi: 14015002 )  nga ora 10:00 deri në ora  14:00

Vendet: Gibovci, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci 1 dhe 2,Orllani, Vikendicat,Te Zahir Pajaziti.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, bartje dhe ngritje e shtyllave 10kV tek Përroi.

 Prizren

1.

Nga TS 35/10 kV Dragash do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Restelica (kodi 30036002) prej orës 09:00  deri në ora 16:00

Vendet: Lubovishtë, Kukjan, Vranishtë, Restelica, Mlikë, Glloboqicë, Krushevë, Zlipotok dhe Orqushë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.

Ferizaj

1.

Nga  TS 35/10 KV Magure do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Harilaqi (Kodi: 41048003) nga ora 10:30 – 12:30.

Vendet: Harilaç, Rrafshina (Treshnjevkë), Sllatinë (një pjesë), Treshnjevk (një pjesë) dhe Vrellë e Goleshit (një pjesë).

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, rregullimi i ndërsit të tokëzimit.