Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër do të kryhen punime në rrjetin energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Nesër do të ketë punime vetëm në rajonin e Pejës:

1.

NS 110/10 kV Klina do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Gremniku  (kodi: 52000011) prej orës 11:00-11:15  dhe ne ora 14:45-15:00

Vendet: Fshatrat: Dollc, Gremnik, Kpuz, Perlina, Perqevë, Qeskovë, Qupevë, Qupevë e Ulët, Qupevë e Epërme, Rastok (një pjesë), Sferkë, Sferkë e Gashit dhe Volljakë.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punes pa tension, manipulim me ndarsa TM.

2.

NS 110/10 kV Klina do të ndërprehet:

TS 10/0.4 kV Kpuzë Lumaj   (kodi: 52000011023) prej orës 11:00-15:00

Vendet: Lagja Kpuzë Lumaj.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndrrimi i transformatorit energjetik të mbingarkuar.