Foto: KEDS

Punime në rrjet, KEDS njofton për vendet ku nesër do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Kompania për shpërndarjen e energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër për shkak të punimeve në sistemin energjetik, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Ky do të jetë orari dhe rajonet në të cilat do të ketë intervenime gjatë ditës së nesërme:

Prishtinë

1.

Nga TS 35/10kV Fushë- Kosova II do të ndërprehet:

Dalja 10 kV  Miradi e Epërme (kodi: 15018019) nga ora 09:00 deri 13:30

Vendet: Miradi e Epërme.

Arsyeja: Ngritja e 2 shtyllave 12/1600 me pajisjet adekuate, sipas pëlqimit elektro-energjetik.

2.

Nga TS 110/10kV  Prishtina II do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS “Projekt Ndërtimi”  (kodi: 11000022196) prej orës 09:00 deri në ora 13:00.

Vendet: Rruga B – një pjesë, Ndue Përlleshi- një pjesë.

Arsyeja: Ndërrimi i panelit të tensionit të ulët, sipas pëlqimti elektro-energjetik.

Prizren

1.

Nga NS 35/10 kV Prizreni IV do të ndërprehet:

LP 10kV Bajram Curri (kodi: 30033008) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Rrugët: 10 Kukësi, 417 Xhevat Berisha, 437 Mbreti Pleurat (një pjesë), 584 Bajram Curri (një pjesë) dhe 8 William Walker (një pjesë).

Arsyeja: Zhvendosja e rrjetit 10(20)kV, sipas zgjidhjes teknike.

26.10.2021

Punime në projekte investive

Prishtinë

1.

Nga NS 220/10kV Drenas do të ndërprehet:

NS 10/04 kV Komoran Kryqi i Madh (kodi: 16100005097) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

Vendet:  Kryqi i Madh Komoran.

Arsyeja: Kyçja e konsumatorëve në rrjetin e ri.

2.

TS 110/10kV Prishtina 6 do të ndërprehet:

TS 10/04 kV TS Faik Konica 2 (kodi: 19100001070) prej orës 09:00 – 17:00

Vendet:  Rr.Sejdi Kryeziu.

Arsyeja: Realizimi i kyçjeve shtëpiake.