Foto: KALLXO.com

Punime në projekte investive, KEDS njofton për vendet ku nesër do të ketë ndërprerje të rrymës

Për shkak të punimeve në projekte investive por edhe nga palë të treta në disa lokalitete të vendit nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

KEDS njofton për orarin e punimeve dhe për kohën e ndërprerjes së rrymës sipas rajoneve të vendit:

Rajoni i Prishtinës

1.

Nga TS 220/10kV Drenas do të ndërprehet:

TS 10/04 kV Llapushnik te Gashët (kodi: 16100005046) prej orës 08:00 deri në ora 17:00

Vendet: Llapushnik te Gashët.

Arsyeja: Kyçja e konsumatorëve në rrjetin e ri.

2.

TS 35/10kV Fushë- Kosova do të ndërprehet:

TS 10/04 kV Gërgurët (kodi: 15018018065) prej orës 09:00 deri në ora 16:00

Vendet: Lagjja Gërgurët.

Arsyeja: Ndërrimi i panelit të tensionit të ulët.

3.

TS 35/10kV Fushë- Kosova do  të ndërprehet:

TS 10/04 kV Bajqincet (kodi:15018018064) prej orës 09:00 deri në ora 16:00

Vendet:Lagjja Bajqincët.

Arsyeja: Energjizimi i daljeve të reja 0.4kV.

Rajoni i Prizrenit

1.

Nga TS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërprehet:

Dalaj 10 kV Malësia e Re (kodi: 31000030) prej orës 10:00 deri në ora 12:00

Vendet: Shpenadia, Caparc, Novake, Velezha, Sërbica e Epërme, Smaqi, Legjenda, Malësia e Re, Trepetica, afariste: Mullini Rexhep Ukaj, Firma Vesel Rexhaj dhe Fabrika e lëngjeve Novak.

Arsyeja: Vendosja e shtyllës së tensionit të mesëm, sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Rajoni i Pejës

1.

Nga TS 110/35/10 kV Peja 1 do të ndërprehet:

Dalaj 10 kV Agrokosova (kodi: 50000007) prej orës 09:30 deri në ora 17:00

Vendet: Fabrika e bukës, rruga e Hekurudhës, Agrokosova, Elkosi Te Çeket, Metohia Remont, Demineret, Kristali, Pularia, Kolonia e Sheqeranës, Elkosi te ETC, Buquku, Gacaferi dhe Tyrbja.

Arsyeja: Zhvendosja e rrjetit 0.4kV dhe 10(20) kV sipas zgjidhjes teknike.