Punime në pjesën Doganaj-Hani i Elezit, paralajmërohet mbyllje të përkohshme të qarkullimit

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nga 11 korrik e deri në përfundim të punimeve, do të ketë punime rrugore në autostradën “Arbën Xhaferi” ndërmjet nyjës në pjesën Doganaj-Hani i Elezit.

Sipas njoftimit, përgjatë këtij segmenti rrugor, aktivitetet e punimeve në këtë pjesë të kësaj autostrade, do të zhvillohen në  mirëmbajtjen e fugave të dilatimit të Urave.

Punimet do të kryhen në dy drejtimet, nyja Doganaj-Hani i Elezit dhe anasjelltas.

“Gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve, varësisht nga pjerrtësia tërthore e urave, do të bëhet  mbyllja e përkohshme e njërit shirit qarkulluese të trafikut në gjatësi sa nevojitet për zhvillimin e punimeve, duke vendosur shenja të përkohshme adekuate të trafikut për paralajmërim të punimeve rrugore me ç’rast pas përfundimit të punimeve do të largohen menjëherë”, përfundon komunikata e MI, duke kërkuar- mirëkuptimin e qytetarëve deri në përfundimin e këtyre punimeve.