Punime në gyp, këto janë lagjet e Prishtinës që do të mbesin nesër pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, e diel, nga ora 12:00, do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm lagjja “Lakrishte”, një pjesë e lagjes” Dardania” dhe një pjesë e lagjes ” Arbëria” mbi hekurudhë deri te komuna e re e Prishtinës.

Kjo pasi sipas kësaj Kompanie, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit nën mbikëqyrjen e drejtorisë teknike kanë planifikuar realizimin e disa punimeve teknike në rrjet, në gypin në rrugën e “Tiranës” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetin social “Facebook”, furnizimi rikthehet pas sanimit të gypit