Foto: Kadri Veseli/Facebook

Punime në Bajgorë, paralajmërohen ngarkesa në trafik

Për shkak të ndërtimit të parkut të erës në Bajgorë, Komuna e Mitrovicës ka paralajmëruar ngarkesa në trafik.

Sipas njoftimit nga komuna, janë planifikuar lëvizje të mjeteve transportuese në aksin rrugor Vushtrri – Mitrovicë – Bajgorë me datën 17 mars para orës 8 të mëngjesit.

“Gjatë kohës së shënuar mund të ketë ndalesa apo kufizime tjera në komunikacion. I gjithë ekipi i angazhuar bëjnë përpjekje të vazhdueshme që koha dhe kufizimet të jenë sa më të pakta. Mjetet transportuese janë lehtë të identifikueshme dhe janë nën përcjelljen e automjeteve të sigurisë” shkruan në njoftim.

Më 5 shkurt të vitit 2018 qeveria miratoi dhënien e statusit të investitorit strategjik për kompaninë kosovaro-gjermane SOWI Kosova, e cila planifikon të investojë rreth 170 milionë euro në ndërtimin e një parku eolik me kapacitet prej 105 megavatesh gjatë pesë viteve të ardhshme në Bajgorë.