Ilustrim

Punëtorja lëndohet nga shpërthimi i zjarrit në një depo në Pejë

Një grua ka pësuar lëndime trupore në vendin e saj të punës në një depo në fshatin Zahaq të Pejës.

Sipas njoftimit të policisë, viktima është lënduar si pasojë e një zjarri i cili ka shpërthyer në depo më 10 gusht.

Policia ka bërë të ditur se viktima si pasojë  e lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësite përkatëse policore, inspektori komunal i punës dhe eksperti i parandalimit të zjarrit.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori.

Rasti nga ana e policisë po hetohet si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse.