QKUK Emergjenca

Punëtori vdes pasi u lëndua në vendin e punës, arrestohet menaxheri i kompanisë ndërtuese

Është raportuar se një person ka vdekur gjersa ishte duke punuar në një objekt që ishte në ndërtim e sipër.

Nga lëndimet e marra punëtori është dërguar në spital për të marr tretmanin e duhur mjekësor por që ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.

Lidhur më këtë rast , janë intervistuar pesë persona në cilësinë e dëshmitarëve.

Është arrestuar pronari i objektit ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Rasti po vazhdon të hetohet.