Punëtori në Llapnasellë bie nga skelet

Një punëtor i një kompanie ka pësuar lëndime trupore dje  në fshatin Llapnasellë të Graçanicës.

Sipas Policisë,  viktima derisa ishte duke punuar ka rënë nga skelet dhe ka pësuar lëndime trupore.

Viktimës së rastit i është ofruar tretmani mjekësor, dhe sipas mjekësve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe janë marrë me rastin.