QKUK Emergjenca

Punëtori lëndohet në vendin e tij të punës në Gërlicë të Ferizajt

Një punëtor i një kompanie ndërtimore ka pësuar lëndime në vendin e tij të punës në fshatin Gërlicë të Ferizajt.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, dje rreth orës 09:50, është raportuar se viktima është duke u trajtuar në QKUK, pasi që i njëjti derisa ka qenë duke punuar është lënduar në vendin e tij të punës.

Rasti nga ana e policisë po trajohet si asgjësim, dëmtim, heqje e paisjeve mbrojtëse në vendin e punës.