Ilustrim

Punëtori i pompës së benzinës inskenoi grabitjen

 

Policia ka njoftuar se një punëtor i një pike të karburanteve në Vushtrri në bashkëpunim me dy persona ka inskenuar rastin e sulmit ndaj një punëtori të pompës, ku nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë i janë grabitur një sasi e të hollave.

Rasti ka ndodhur me 25 maj rreth orës 01:15, në Vushtrri.

Është arritur identifikimi i të dyshuarve, ku është gjetur dhe konfiskuar 405 euro dhe një thikë, e përdorur në rast si dhe janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit  janë liruar në procedurë të rregullt.