Foto-ilustrim

Punëtori i KEDS-it sulmohet gjatë punës në Graçanicë

Një zyrtar i KEDS-it është sulmuar gjatë punës së tij nga një konsumator.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur në fshatin Batusë të Graçanicës, dy ditë më parë, rreth orës 11:56.

Sipas PK-së, zyrtari i KEDS-it ka raportuar se gjatë orarit të punës ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit me nacionalitet serb për të lexuar njehsorin e rrymës elektrike, ku i njëjti e ka penguar dhe e ka kanosur.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt.