Punëtori hedh materiale ndërtimore nga ndërtesa, aty afër ka fëmijë - VIDEO

Një punëtor është parë duke hedhur material ndërtimor nga lartësia në një ndërtesë në Ferizaj.

Në një video të dërguar në adresë të KALLXO.com, shihet se afër kësaj ndërtese janë duke lozur disa fëmijë.

Ditë më parë, Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka dënuar me 500 gjobë një punëtor i cili ka hedhur material ndërtimor nga lartësia e një ndërtese.

Behët fjalë për një ndërtesë në rrugën “24 maji” në Prishtinë.

Drejtoria e Inspekcionit ka njoftuar se përveç gjobës pala është urdhëruar për largimin e menjëhershëm të mbeturinave.

“Drejtoria e Inspekcionit menjëherë pasi është njoftuar përmes medias tuaj, ka ndërmarrë veprimet e parapara ligjore ndaj rastit në fjalë, më datë 10.06.2022 dhe ka shqiptuar gjobë mandatore me shumë prej 500 euro, gjithashtu pala është urdhëruar për largimin e menjëhershëm të mbeturinave”, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë së Inspekcionit për KALLXO.com.

Dënohet me 500 euro punëtori që hodhi material ndërtimor nga ndërtesa