Ilustrim

Punëtori dyshohet se ka vjedhur mbi 6 mijë euro në një pompë të derivateve

Një burrë nga fshati Banullë i Lipjanit ka raportuar se punëtori i tij kishte vjedhur 6 mijë e 365 euro nga arka e pompës së derivateve.

Policia thotë se i dyshuari është arrestuar dhe i janë gjetur paratë e vjedhura,

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje.