Ilustrim - Policia në aksion

Punëtori dyshohet se iku bashkë me pazarin ditor

Një person i dyshuar është arrestuar nën dyshimin se më datën 28 prill në një pompë të derivateve kishte marrë pazarin ditor dhe nuk ishte lajmëruar më.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Xhafer Lipoveci’ në Gjakovë.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.