Punëtori bie nga kati i tretë i ndërtesës në Fushë Kosovë

Një punëtor i një kompanie ka mbetur i lënduar pasi ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese, derisa ishte duke punuar.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, të mërkurën rreth orës 10:00.

Sipas Policisë së Kosovës, punëtori është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.