Punëtorët teknikë të QKM-ve dhe UP-së protestojnë për pagat e tyre

Punëtorët teknikë të Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë dhe ata të UP-së, sot kanë ndalur punën e tyre për një orë, si shenjë proteste për pagat e tyre.

Ata po kërkojnë rritjen e pagës prej 350 eurosh, pasi që sipas tyre paga që e kanë aktualisht është shumë e ulët.

Kumrije Shabani, përfaqësuese e punëtorëve teknik e Qendrës Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, tha se paga prej 220 eurosh është si një pagë sociale për ta.

“Prej 2011 jemi privatizuar, rroga s’na u ka rrit asnjëherë qe 8 vite. 220 euro e marrim kemi 8 orë punë, punojmë edhe shtunën edhe diellën për me zëvendësu 8 orëshin dhe kërkojmë ngritjen e pagës më së paku 350. Ne kemi shumë vështirë me këtë rrogë, si më kon me sociale. Kërkojmë pagesën e festave, rrogës shtesë, ndrrimet e natës punojnë dhe nuk paguhen”, tha Shabani për KALLXO.com.

Edhe punëtorët e sigurimit në këto qendra kanë po të njëjtin shqetësim.

“Motivi i kësaj proteste është ngritja e pagës në 350 euro, paga bazë është kryesore. Përveç kësaj ne kërkojmë me na u pagu edhe shujta, pagesa e festave, e orëve shtesë dhe ndërrimit të natës sic ju paguhet punëtorëve të shërbimit publik”, tha Agron Borovci për KALLXO.com.

Metë njejtën kërkesë kanën protestuar edhe punëtorët teknikë të UP-së.

Bukurie Haziri, përfaqësuese e këtyre punëtorëve tha se nga viti i ardhshëm nuk pranojnë që paga e tyre të jetë më pak se 350 euro.

“Sot po protestojmë, kemi protestuar edhe një muaj më herët për shkak të rritjes së pagave dhe mendimi i të gjithë punëtorë është që paga minimale të jetë 350 euro. Për momentin ne kështu shpresojmë dhe do të qëndrojmë parapa kërkesave tona”, tha Haziri.

Protesta e punëtorëve teknikë do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme po në këto institucione prej orës 10:00 deri 11:00.

Vendimi për fillimin e protestës dhe grevës së punëtorëve teknikë të disa shkollave dhe UP-së është marrë, pas mbajtjes së një takimi të Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës me kryetarë të disa shoqatave.

Punëtorët teknikë të disa shkollave nga java e ardhshme në protesta

Kurse, muajin e kaluar rreth 50 punëtorë teknikë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë protestuar dy herë para rektoratit të këtij universiteti, si shenjë pakënaqësie ndaj pagave të tyre.

Punëtorët teknikë të UP-së paralajmërojnë grevë nga java e ardhshme

Punëtorët teknik të UP-së protesojnë për pagat e tyre

www.kallxo.com.