Punëtorët teknikë të disa shkollave nga java e ardhshme në protesta
Sot u mor vendim për fillimin e protestës dhe grevës së punëtorëve teknikë të disa shkollave dhe UP-së prej javës së ardhshme.
Ky vendim u mor pas mbajtjes se një takimi të Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës me kryetarë të disa shoqatave.
Ata u pajtuan që protestat nga një orëshe eventualisht dy orëshe të fillojnë nga java e ardhshme gjatë ditës së martë, mërkurë dhe të enjte.
Sipas tyre paga minamale duhet të jetë hiç më pak se 350 euro.
Kryetari i sindikatës, Jusuf Azemi tha se pagat e punëtorëve teknik që kanë lidhshmëri me Komunën e Prishtinës u janë rritur për 4%.
“Na erdh një konfirmim nga kryetari, dy nënkryetarët dhe drejtoresha e prokurorimit të Prishtinës se pagat e punëtorëve teknik të cilët kanë lidhshmëri me komunën e Prishtinës, pagart e tyre janë rritur për 4% sipas kërkesës që e kemi bërë në janar të vitit 2018. Pagat me rritje do të jenë në fund të këtij muaji që do t’i marrin me rritje rreth 500 euro”, tha Azemi.
Paga minimale në Kosovë, ndonëse sipas Ligjit të punës do të duhej të përcaktohej çdo vit, që nga viti 2011 vazhdon të jetë 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç./21Media