Punëtorët teknik të UP-së protesojnë për pagat e tyre

Me moton “Ndal diskriminimi i punëtorëve në sektortin privat” punëtorët teknik të Universitet të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë protestar sot para rektoratit të këtij universiteti për t’i shprehur pakënaqësitë për pagat e tyre.

Në krye me kryetarin e Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se kanë ardhur që ta paralajmërojnë rektoratin e UP-së se nuk i pranojnë pagat aktuale të tyre në kontratën e re që do të nënshkruhet këtyre ditëve.

“Sot kemi ardhur që t’i tërheqim vërejtjen rektoratit të UP lidhur me nënshkrimin e kontratës së re që ka të bëjë më punëtorët teknik në UP. Edhe pas shumë bisedimeve që jemi marrë vesh që paga e punëtorëve të këtyre shërbimeve nuk guxon të mbetet nën 350 euro, ne edhe pse kontrata nuk është nënshkruar e kemi bërë të ditur se pagën nër këtë çmim punëtorët shërbim nuk do të kryejnë dhe nuk do të lejojmë që ata të diskriminohen”, ka thënë Azemi.

Ai para se të takohej përsëri me rektorin, Marjan Dema, tha se kanë pasur disa takime por se nuk janë pajtuar për ndonjë marrëveshje.

“Ne kemi pasur pothuajse 3 takime me rektorin me sekretariatin dhe nuk durojmë më siç kemi duruar deri më tashmë. S’na intereson cila kompani i merr këto shërbime, neve na intereson ato se cka thotë ligji që janë aprovuar në parlament ato duhet të zbatohen. Paga minimale që sindikata e kërkon është 350 euro me mundësi rritje”, tha Azemi duke shtuar se ditëve në vijim do të vazhdojnë me protesta nëse nuk përmbushën kërkesat e tyre.

Kurse, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të UP-së, Hysni Gashi tha se kanë kërkuar që të paguhet stazhi i punës dhe pagat të rriten.

“Kemi kërkuar që të paguhet stazhi I punës, pagat të rriten. Nuk mundemi me përballu  me punu me këto paga të ulët, deri më tni e kemi bruto 250 euro. Në këto takime kanë premtu që ka me pas rritje por s’kemi në letër kurrgjë”, tha ai.

Pas kësaj ata zhvilluan një takim një orësh, ku para mediave thanë se nuk kanë arritur një marrëveshje vetëm se rektorati i ka propozuar kategorizim të pagave, por se nuk e kanë pranuar këtë propozim.