Punëtorët teknik të UP-së paralajmërojnë grevë

Punëtorët teknikë po paralajmërojnë bojkotim të punës në Universitetin e Prishtinës nëse nuk përmbushet kërkesa për rritjen e pagave.

Rreth 100 punëtorë teknik  të fakulteteve të UP-së që janë të angazhuar përmes një kompanie, po protestojnë në mënyrë paqësore para Rektoratit.

Drejtori i  Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi tha që do të fillojnë grevë nëse nuk merret parasysh kjo protestë.

“Ne i kemi 100 punëtorë ndërsa tenderi ka dal për 160 punëtorë dhe ne konsiderojmë nuk është që ata do të aktivizojnë staf por pagat e 60  punëtoreve do i përvetësojnë. Ne  po protestojmë për të  drejtat tona prej të cilave nuk heqim dorë. 350 euro kërkojmë pagë  siç e kanë edhe të tjerët. Nuk e japim djersën tonë që të tjerët të bëjnë luksin e jetës së tyre. Nuk ka punë deri sa mos të realizohen kërkesat tona” tha Azemi.

Protestuesit kërkojnë dialogim me Rektoratin që sipas tyre është e drejtë e tyre të kërkojnë rrogë të barabartë me punëtorët e tjerë teknik.

Ai tha që iu  është ofruar rritje për 12%  të pagës  por nuk është pranuar për shkak se nuk i plotëson kërkesat e tyre.

Edhe para dy muajve u zhvillua protesta me moton “Ndal diskriminimi i punëtorëve në sektorin privat.”

Kërkesat e tyre janë rritja e pagës në 350 euro dhe paguhet stazhi i  punës.

Punëtorët teknik të UP-së protesojnë për pagat e tyre

\