Punëtorët teknik të shkollave të Gjilanit protestojnë para komunës
Dhjetëra punëtorë teknik të shkollave të Gjilanit, kanë protestuar sot para Komunës, për shkak të mos ekzekutimit të pagës për muajin mars.
Afërdita Uruqi tha për KALLXO.com se kërkesa e tyre është që t’u dalë paga e muajit mars.
“Ne jemi duke protestuar para komunës mbi 40 persona dhe po kërkojmë pagën e muajit mars. Kryetari para disa ditësh na ka premtuar se do të dalë paga dhe mos ta ndërpremë punën, por ende nuk ka dalur paga dhe për këtë po protestojmë”, tha ajo.
Ajo shtoi se disa përfaqësues të punëtorëve teknik për momentin janë duke zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
KALLXO.com më 15 prill ka dërguar pyetje në Komunën e Gjilanit, pasi disa punëtorë teknik kishin raportuar se nuk e kanë marrë pagën e muajit mars. Por, deri në publikimin e këtij artikulli nuk kemi pranuar përgjigje nga ana e Komunës.
.