Armend Rrahmani punëtor në Kompaninë "EL-FA", Foto: KALLXO.com

Punëtorët shpërthejnë në lot, biznesi ku punojnë po mbyllet nga shantazhues

Menaxheri dhe punëtorët e kompanisë “EL-FA” të cilët kanë mbetur tani pa punë rrëfyen se për shkak të largimit nga ndërmarrja Trepça pa ndonjë lajmërim paraprak, i ka lënë ata pa punë në kohë pandemie e dimri.

Fillimisht menaxheri i kompanisë “EL-FA”, Imri Ahmeti tregon se çka kishte biseduar me Drejtorin e Administratës së Trepçës Besim Haxhiun kur ishte takuar.

“Kur shkova te menaxhmenti u prezantova te ta i pyeta çka ka, tha keni bërë një vjedhje, thash kush ka bërë, më thanë ju kompania juj, thash është e pamundur kjo, e pamundur, jo anej ja knej, dhe më tha dëmi është 15 mijë euro. Besim Haxhiu (Drejtori i Administratës së Trepçës) na tha dhe tha ndashi me vazhdu me pagu pagujeni 15 mijë euro dhe mundeni me punu. Qysh me pagu, me pranu hajninë e tjetër kujt me marrë barrën përmi vete”, tha menaxheri i “EL-FA” Kompanisë.

Menaxheri i kompanise “EL_FA”, Imri Ahmeti, Foto: KALLXO.com

Ahmeti shpjegon tutje se u kishte siguruar që punëtorët e kompanisë nuk kishin kryer asnjë vjedhje.

“Jam shku i kam lutë i kam bë be në familje dhe i kam thënë se prej punëtorëve tanë nuk ka asgjë, sepse jam në gjendje që unë me u ly me benzin edhe që garantoj që kjo nuk ka ndodh prej punëtorëve tanë”, thotë menaxheri i “EL-FA”-s, Imer Ahmeti.

“Cka mujna me ba na. Ata e dijnë pse na kanë largu. Janë aty brenda edhe edhe katër kompani tjera a pesë”, vazhdon menaxheri.

Armend Rrahmani, punëtor në kompaninë “EL-FA” rrëfen se gjashtë anëtarët e familjes së tij kanë qenë të varur nga paga që kishte si shofer i kompanisë.

“Sot na jemi tu nejt te shtëpia na është ndërpre puna dhe jemi në momentet më të këqija është pandemi, kohë dimri mundësitë për punësim janë të vogla. Jemi gjashtë anëtar të familjes që janë varë prej kësaj pune. Unë kam punuar si shofer këtu si shofer kamioni, kam bërë bartjen e peletit. Nuk mundesh me vjedh këtu sepse në portë kontrollohesh, tash kohëve të fundit jemi kontrollu edhe në hyrje se mos po shtijmë material brenda apo jo. Shpresat i kemi me u kthy në punë ndërsa se dimë”, tha punëtori Rrahmani.

Armend Rrahmani punëtor në Kompaninë “EL-FA”, Foto: KALLXO.com

Ndërmarrja Trepça kishte akuzuar Kompaninë “EL-FA” se kishte kryer një vjedhje të disa mjeteve në vlerë të 15 mijë eurove.

Një rast i tillë sipas pronarit të kompanisë Elbasan Maliqi nuk ka ndodhur asnjëherë dhe se pretendimet për vjedhje asnjëherë nuk i kishin dëshmuar.

Madje Maliqi rastin e kishte lajmëruar vetë në polici, pas disa ‘shatazheve’ që u ishin bërë nga ana e Trepçës që të pranonte disa vjedhje të cilat Maliqi thotë se nuk i kishte kryer asnjëherë.

Me të marrë këto ‘shatazhe’ Maliqi i drejtohet policisë ndërsa aty hapet edhe rasti e reagimi i Trepçës pas raportimit ishte, shkëputja pa paralajmërim të kontratës për qira të kompanisë “EL-FA” brenda ndërmarrjes.

Pronari i kompanise “EL-FA”, Elbasan Maliqi, Foto: KALLXO.com