Ilustrim

Punëtorët refuzojnë të shkarkojnë naftën ruse nga një anije me flamur gjerman

Punëtorët po refuzojnë të shkarkojnë naftën ruse nga një anije me flamur gjerman, e cila është ankoruar në një rafineri të madhe britanike të naftës.

Anija e quajtur “Seacod” është ankoruar pranë rafinerisë së naftës Stanlow në Cheshire.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka ndaluar hyrjen e anijeve me “çdo lidhje ruse” në portet e saj për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Operatorët e Stanlow Essar kanë thënë se anijet me flamur gjerman i është dhënë miratimi për t’u ankoruar nga Autoriteti i Portit ditën e enjte.

Një zëdhënës i rafinerisë, e cila furnizon 16% të karburanteve të transportit rrugor në MB, tha se Essar “mbetej thellësisht e shqetësuar nga kriza humanitare në Ukrainë” dhe se po “ishte plotësisht me kuadrin ligjor të zbatuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në lidhje subjektet e lidhura me Rusinë”.

Kompania njofton se kishte hequr dorë nga cisternat me flamur rus në fillim të kësaj jave.

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i Unite, Sharon Graham ka thënë se ata kishin informuar kompaninë që “punëtorët e Unite në objekt në asnjë rrethanë nuk do të shkarkojnë asnjë naftë ruse, pavarësisht nga kombësia e anijes që e dërgon atë”.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, Britania e Madhe u bë vendi i parë që ndaloi hyrjen në portet e saj të të gjitha anijeve që janë në pronësi, operim, kontroll, regjistrim ose me flamur të Rusisë.

Eshtë dita e dhjetë e luftës në Ukrainë. Makineria ushtarake ruse ka vazhduar me sulme nëpër qytetet kryesore ukrainase. Luftimet janë intensifkuar ndërkohë që më shumë se 1.2 milionë njerëz kanë ikur në vendet fqinje në eksodin më të shpejtë të refugjatëve këtë shekull.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.

Invazioni ushtarak i Moskës ka nisur në orët e para të 24-shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./ BBC.