Punëtorët migrantë spërkaten me dezinfektues në Indi

Shteti Indian i Uttar Pradesh ka ndezur polemikë pasi punëtorët migrantë, gjatë bllokimit mbarëkombëtarë të coronavirusit duke u kthyer në shtëpi, ishin detyruar të zhyten në në dezinfektues zbardhues, i përdorur për pastrimin e autobusëve, raporton CNN.

Video tregoi tre persona, të veshur me rroba mbrojtëse, duke spërkatur lëngun drejt një grupi të punëtorëve indianë ndërsa ata ishin ulur në tokë, në pjesën veriore të qytetit Bareilly.

Ashok Gautam, oficer i lartë përgjegjës për operacionet e COVID-19 në Uttar Pradesh, i tha CNN se 5,000 njerëz ishin “spërkatur publishiksht” në momentin që arritën para se të lejoheshin të shpërndahen.

“Ne i kemi spërkatur këtu si pjesë e dezinfektimit, nuk duam që ata të jenë bartës të virusit dhe ai mund të varet nga rrobat e tyre, tani të gjithë kufijtë janë vulosu, kështu që kjo nuk do të ndodhë përsëri”, tha ai.

Ai tha se dezinfektuesi i përdorur ishte një përbërës i bërë nga pluhuri zbardhues, dhe nuk ishte i dëmshëm për trupin e njeriut.

Ndërsa dezinfektuesit kimikë punojnë në sipërfaqe, ata gjithashtu mund të jenë të rrezishëm për njerëzit. Dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (ËHO), vendosja e dezinfektuesve në lëkurë nuk do ta vrasë virusin nëse tashmë është në trupin tuaj.

Veprim të tepruara”

Larja kimike ka tmerruar shumë në Indi. Lav Agarwal, zyrtarë i lartë në Ministrinë e Shëndetit dhe Mirëqenies Familiare, tha të hënën se zyrtarët lokalë të përfshirë në incident ishin “qortuar”, duke shtuar se spërkatje e punëtorëve migrantë nuk ishte politikë e “kërkuar” në vend.

“Ky është një veprim i tepruar i bërë nga disa punonjës në nivel të terrenit, ose nga injoranca ose frika”, tha ai.

Zyrtari i rrethit të Bareilly, Nitish Kumar, gjithashtu ka theksuar në Twitter se ndërsa korporata komunale dhe shërbimi lokal zjarrfikës ishin nën urdhra për të sanitizuar (pastruar) autobusët, ata ishin “mbizotërues” në spërkatjen e drejtpërdrejtë të punëtorëve migrantë.

“Është urdhëruar fillimi i një hetimi kundër përgjegjësve”, tha ai.

Kumar, i cili është zyrtari i rangut më të lartë në qytet, shtoi se punëtorët e prekur nga incidenti aktualisht janë nën mbikëqyrje mjekësore pas udhëzimeve nga zyrtari kryesor mjekësor.

Dhjetëra mijëra të 45 milionë punëtorëve migrantë ekonomikë të Indisë kanë bërë një udhëtim të gjatë dhe të vështirë për t’u kthyer në fshatrat a tyre.

Zyrtarët tani po përpiqen të gjejnë miliona punëtorë migrantë që ishin kthyer tashmë në qytete dhe fshatra të vogla në të gjithë vendin, në mënyrë që të karantinohen për 14 ditë.

Përgatiti: Erna Salihu