Punëtorët e Telekomit të Kosovës hyjnë në grevë

Punëtorët e Telekomit të Kosovës pritet që brenda pak minutave të fillojnë grevën në objektin e Postës së madhe.

Lamih Balaj pas bisedës me zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, dhe Ministrin për Ekonomi dhe Ambient, Bleirm Kuqi kanë marrë vendim që të shpërndahen dhe të fillojnë grevën.

Greva sot do të fillojë për punëtorët e Prishtinës ndërsa në komunat e tjera pritet që të fillojë nesër.

“Prishtina do të hyjë në grevë sot, ndërsa komuna tjetra nesër në mëngjes. Prishtina hynë nga ky moment në grevë nga objekti kryesore, ndërsa regjionet nga nesër do të hyjnë në grevë në orën 08:00”, ka thënë Balaj.

Ai tutje ka shtuar se në rast se kërkesat e tyre do të realizohen deri nesër atëherë ata do të ndalin protestën dhe grevën.

Punëtorët po fillojnë grevën pas prostestës së mbajtur para objektit të Qeverisë duke kërkuar pagat e tyre.

 

Punëtorët e Telekomit të Kosovës protestojnë para Qeverisë – VIDEO