Klasa mësimore, ilustrim
Punëtorët e teknikë dhe sigurimi fizik i disa shkollave dhe QMF-ve në Prishtinë, në grevë nga 3 shtatori
Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të disa shkollave dhe të të gjitha Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së, nga data 03.09.2024 pritet të fillojnë grevën.
Kështu ka njoftuar Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi përmes një postimi në rrjetin social facebook.
Sipas Azemit, pagat e këtyre punëtorëve ka gjasa të mos implementohen me rritje nga data 01.09.2024.
Ndryshe, sot më 28.08.2024 Qeveria ka marrë vendim që paga minimale të jetë 350 euro bruto në muaj për punë me orar të plotë. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 01.10.2024.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se vendimi është që pagesa duhet të jetë 2 euro për orë, e që përkthyer në një muaj i bie 350 euro pagë mujore.
Qeveria vendos që paga minimale të jetë 350 euro bruto në muaj