Protesta e sindikatës së MKRS-së. Foto: KALLXO.com.

Punëtorët e MKRS-së protestojnë kundër dhunës në institucione

Sindikata punëtorëve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka mbajtur të enjten, më 14.11.2024 një protestë në heshtje kundër dhunës në institucione.

Me maska në fytyrë e mbishkrime “Sot e mbaj maskën sepse punoj në ambient toksik”, “E as nuk kam liri për t’u shprehur lirshëm”, “Sot po organizohet protestë kundër dhunës në institucion zyrtar”, ‘Nuk e di a guxoj të marrë pjesë se do të më hakmerren”, sindikalistët, punëtorë të MKRS-së kanë protestuar, siç thuhet në njoftimin e Sindikatës së MKRS-së, për të reaguar ndaj sulmit fizik të kryer nga zëvendësuesi i sekretarit të kësaj ministrie, Xheladin Krasniqi, ndaj zyrtarit të MKRS-së, Miftar Latifi.

“Kjo protestë organizohet si një thirrje kundër çdo forme të dhunës dhe për respektimin e integritetit të zyrtarëve publikë, si dhe për të kërkuar që ky rast të trajtohet me drejtësi nga institucionet përkatëse”- thuhet në njoftimin e Sindikatës së MKRS-së.

KALLXO.com raportoi të mërkurën për incidentin e së martës (12.11.2024) në zyrën e u.d. sekretarit të MKRS-së.

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturë denoncohet në polici për sulm fizik