Punëtorët e KEK-ut protestojnë para Qeverisë, kërkojnë tërheqjen e parave nga Trusti

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës po protestojnë para Qeverisë së Kosovës me kërkesë që të ju lejohet tërheqja e një pjese  të mjeteve nga Trusti Pensional.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Selatin Sadiku  tha se po kërkojnë që të miratohet projektligji për tërheqjen e një pjese të trustit me arsyen se është gjendje jashtëzakonisht e rëndë ekonomike.

“Çdo punëtorë binduni që po të mundeshin, e kishin larguar këtë trust. Se nuk e kanë besim që është e e logjikshme që paret tona të rrinë në xhirollogari të huaja, kurse Kosova të vuaj nga një gjendje jashtëzakonisht e rëndë ekonomike” tha ai.

Sipas Sadikut, kjo do t’i ndihmonte jo vetëm punëtorët e KEK-ut apo sektorit publik por gjithë Kosovës, bizneseve që janë në pritje të këtyre parave.

“Ju bëjmë thirrje deputetëve të Kosovë të gjejnë një gjuhë të përbashkët që të kalon ligji për tërheqjen e një pjese të trustit, se kur po kanë interesa personale ata po dijnë të bëjën bashkë edhe të votojnë për vete” tha ai

Rashid Gashi ish-sindikalist i punëtorëve të KEDS-it, tashmë i papunë, tha se nëse nuk kanë mundësi të i ndihmojnë në forma tjera, parat e trustit të ia kthejnë siç ka qenë kërkesa prej 10 përqind, pa ndonjë masë ndëshkuese.

“Kjo është kërkesë e punëtorëve dhe mesazh për deputetët se e kanë bërë Pralamentin si me qenë Hani i Dilit. I kemi votuar që ata me qenë këtu e jo me ikë” tha Muharrem Gashi, kryetar i Shoqatës të Termocentralit Kosova B.

Ky projektektligj ende nuk është miratuar në Kuvend në mungesë të votive edhe pse është tentuar pesë herë.

Në këtë projektligj parashihet edhe ndryshimi ligjor që do të mundësonte tërheqjen prej 10 për qind të mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trust, nga ana e qytetarëve.