Punëtoret e ATK nesër pritet të hyjnë në grevë, thonë se nuk u përmbushën kërkesat e tyre

Sindikata e Punëtoreve të Administratës Tatimore të Kosovës ka njoftuar se nesër, e mërkure, do të vazhdojë grevën e pezulluar të datës 20 maj të këtij viti.

“Greva do të filloj nga ora 9:00 deri 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit”, thuhet në komunikatën për media.

Përfaqësuesja e Sindikatës Tatimore, Arlinda Bajra ka thënë për KALLXO.com se “Arsyeja e mbajtjes se grevave është se nuk kemi marrë ndonjë përgjigje nga kërkesat e parashtruara paraprakisht me një afat 30 ditorë”.

Ky është njoftimi i plotë i ATK:

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës pas ngritjes së kërkesave drejtuar Ministrisë së Financave, dhe pas ripërsëritjës së dërgimit të shkresës së fundit me datë 9 Qershor 2021, përmes të cilës i është dhënë afat prej 30 ditësh, dhe meqë nuk është pranuar përgjigje në lidhje me kërkesat e adresuara, Sindikata njofton që ditën e Mërkure, me datë 14 Korrik 2021, do të vazhdojë Grevën e pezulluar të datës 20 Maj 2021. Greva do të filloj nga ora 9:00  deri 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.

Greva do mbahet në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës.

Arsyeja për mbajtjen e kësaj greve janë sqaruar edhe në njoftimet paraprake.

Kërkesat tona të adresuara janë si në vijim:

1.Krijimi i kushteve të punës;

2.Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës;

3.Kompenzimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake),

Greva është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe do të vazhdojë duke u mbështetur edhe në Ligjin nr. 04/L-011, për Organizimin Sindikal në Kosovë, Ligjin për Greva nr.03/L-200, si dhe duke u bazuar në Statutin e SHSPATK-së.

Punëtoret e ATK-së në grevë 1 orëshe, bojkotohet puna me palë

www.kallxo.com